Muç Nano: Edhe sikur të mos ekzistonte Berisha, Basha nuk vjen kurrë në pushtet!

Mustafa Nano, e ka konsideruar mision të pamundur, ardhjen në pushtet të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai tha se edhe në rast se Berisha nuk do të ekzistonte fare, Basha nuk ka shans të vijë ndonjëherë në pushtet sepse ndër të tjera, ka edhe “namin e humbësit serial”.

“Unë për Lulzim Bashën kam mendimin që është i dobët dhe është mësuar të ketë gjithmonë një njeri mbi kokë. Jam i bindur që Basha, edhe sikur të mos ekzistonte Berisha, ai ka namin e një humbësi serial, e shoh të pamundur të vijë në pushtet.

Narrativa që e shoh të artikulohet nëpër studio, që ai është vegla e Ramës dhe kunati i tij… Besoj më shumë këtë që tha Shkullaku, ai vepron sepse është në presion, edhe kur ngre zërin”, tha Nano.

Read Previous

Misteri i Bermudës merr fund, Basha jep lajmin e madh

Read Next

Arjan Çani: shqiptarët vetëm hanë dhe dh*esin, populli është jashtë loje, shqyejnë pula dhe mish në fundjavë, jemi më keq se Afrika!