Moti i keq në Durrës/ Banesat rrezikohen nga rrëshqitja e dherave

Moti i keq ka shkaktuar shumë probleme gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

Bëhet me dije se për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë natës, Durrësi po përballet me fenomenin e rrëshqitjes së dherave.

Mediat bëjnë me dije se rrëshqitje masive dherash ka pasur te Kodra e Currilave në qytetin e Durrësit.

Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të strukturës së dherave, të cilat kanë rrëshqitur duke bllokuar segmente të rrugës së Currilave gjatë ditës së sotme. Rrezikojnë të bien, banesat që po ndërtohen në kodër.

Read Previous

“Do zgjidh problemin me tokat”, flet kandidati i opozitës në Himarë Fredi Beleri

Read Next

Rreziku i çmimeve të larta ende i pranishëm, inflacioni u rrit përsëri në dhjetor