“Do zgjidh problemin me tokat”, flet kandidati i opozitës në Himarë Fredi Beleri

Fredi Beleri kandidat i opozitës për Bashkinë Himarë tha se kjo Bashki aktualisht nuk vendos për asgjë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai tha se nëse merr postin e kryetarit të Bashkisë në Himarë, do të zgjidh problemin me pronat dhe lejet e ndërtimit.

Ndër të tjera ai ‘sulmoi’ dhe kryetarin aktual të Bashkisë duke thënë se ky i fundit është i emëruar nga kreu i qeverisë Edi Rama e për pasojë merr urdhra nga ky i fundit.

“Unë do të jem kandidati i përbashkët i PD-së dhe PL në Himarë. Do mundohem t’i përfaqësoj sa më denjësisht dhe t’u garantojë një fitore. Uroj që të ketë një fushatë të qetë dhe zgjedhje me pjesëmarrje sa më të lartë të popullit. Besoj se do të jetë një fushatë model dhe të fitojë më i miri. Shpresoj që të përfaqësoj të gjithë qytetarët e Himarës, pa dallim etni dhe feje. Problemet janë të njëjta për të gjithë.

Në Himarë është centralizuar pushtetit. Unë besoj se Bashkia e Himarës sot nuk vendos për asgjë sepse kryetari i Bashkisë është i emëruar. Po të zgjidhem nesër postin do ua kem borxh vetëm qytetarëve të Himarës,. Ndërsa kryetari aktual ua ka borxh vetëm Edi Ramës dhe kjo krijon një problem në të gjithë vendimmarrjen e Bashisë. Problemet kryesore në Himarë janë tokat, lejet e ndërtimit për bizneset e mesme dhe të vogla. Duhet t’i bëjmë presion qeverisë që të jepen lejet e ndërtimit”- tha ai.

Read Previous

Begaj mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Read Next

Moti i keq në Durrës/ Banesat rrezikohen nga rrëshqitja e dherave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *