Mjeku bën deklaratën e fortë: Të ndiqet penalisht qeveria

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë, ku tha se jemi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për banorë në botë.

Në një lidhje me emisionin Ditë e Re” në RTV Ora, ai tha se qytetarët hezitojnë të vaksinohen, si pasojë e keqmenaxhimit të situatës pandemike.

Ndërsa shtoi se përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht nga organet kompetente,  duke filluar nga Ministria, ekspertet e Komitetit  dhe vete kryeministri Rama, ashtu sikur po ndodh në botë, siç po vepron Brazili apo Franca.

“Ashtu sikur se Brazili po çon në gjyq presidentin, në Francë  kanë paditur Ministren e Shëndetësisë penalisht, unë mendoj se personat përgjegjës për keq-menaxhimin e krizës së Covid në Shqipëri, që rezultoi në mijëra vdekje të parandalueshme, meritojnë plotësisht të shkojnë për ndjekej penale.

Më pas e gjykon gjykata se sa komplekse është përgjegjësia e tyre. Personalisht mendoj se ndjekja penale për drejtuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, për anëtarë të caktuar të Komitetit të Ekspertëve , ndoshta dhe për kryeministrin Rama, do të ishte një detyrim minimal për një shtet që i thotë vetes shtet i së drejtës. Kemi pasur 16 mijë vdekje nga Covid, kemi pasur 11mijë vdekje shtesë. Jemi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për banorë në botë dhe kjo situatë nuk duhet të kalojë pa investigim dhe pa u analizuar nga organet e drejtësisë“, u shpreh mjeku./CNA.al

Read Previous

Balotazhi në Maqedoninë e Veriut/ Bëhen bashkë “armiqtë” Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi

Read Next

Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd