Balotazhi në Maqedoninë e Veriut/ Bëhen bashkë “armiqtë” Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalë të merren vesh për mbështetje të ndërsjellë.

Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair.

Pritet që edhe Studeniçani të drejtohet nga Azem Sadiku, 4 vitet e ardhshme. Marrëveshjen për këtë e kanë arritur këtë të diel krerët e dy partive, Ahmeti e Thaçi.

Read Previous

Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Read Next

Mjeku bën deklaratën e fortë: Të ndiqet penalisht qeveria