Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Milani ka siguruar sot një fitore me përmbysje në Serinë A përballë Veronës.
Një sfidë ku për 45’ minuta mbajti pezull San Siron.
Djemtë e Piolit e panë vetën në disavantazh pas 7 minutash lojë, kur Kaprari mposhti Tatarusanun me një sulm të shpejtë.
Në pjesën e dytë, ashtu siç ka bërë shpesh në këtë fillim sezoni, ishte në fushë një Milan tjetër, shumë më agresiv, i cili gjeti golin që hapi ndeshjen me anë të Zhiru, i kthyer përsëri mes titullarëve.
Verona u tërhoq për të ruajtur rezultatin, por vetëm 3 minuta më vonë erdhi goli i barazimit. Kesi shënoi me penallti.
Presioni i rritur i Milanit, i cili mori totalisht nën kontroll frenat e lojës, çoi në huto brenda zonës së Veronës pas sulmeve të njëpasnjëshme, Gunter çoi topin në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazhin Milanit, 3 – 2.
Pati disa tentativa nga goditje këndi drejt portës së kuq e zinjve, por Tatarusanu bëri ndërhyrje të sigurta duke ruajtur portën e tij.
Me tre pikë, Milanin rikthet në krye të renditjes.