Ithtarët e Gretës ia mësyjnë Departamentit të Punëve të Brendshme, mbi 100 të arrestuar

Më shumë se 100 aktivistë që kërkojnë marrjen e masave drastike për të luftuar ndryshimet klimatike u arrestuan në Uashington, pasi u futën me dhunë brenda godinës së Departamentit të Punëve të Brendshme. Skenat kaotike në kryeqytetin amerikan risollën në kujtesë protestën e dhunshme të 6 janarit në godinën e Kapitolit.

Një zëdhënëse e institucionet tha se grupi i protestuesve u fut deri në hollin kryesor, ndërsa policia u përlesh me ta jashtë godinës, duke përdorur shkopinj gome dhe pistoleta elektrike. Sipas vetë anëtarëve të grupit të quajtur “Njerëzit kundër Karburanteve” ishin arrestuar 55 vetë. Pamjet e futjes së tyre brenda godinës u publikuan nga gazetarja e “Washington Post”, Ellie Silverman.

Read Previous

Broja shënon për skuadrën e tij në Premier Ligë

Read Next

Milani me përmbysje, kalon Veronën