Milan i bën dhuratë mbrojtësit, rinovim dhe përmirësim të kushteve financiare

AC Milan’s English defender Fikayo Tomori celebrates after scoring during the Italian Serie A football match Juventus vs AC Milan on May 09, 2021 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Fikayo Tomori mbetet një nga më të rëndësishmit për Milanin. Trajneri i kuqezinjve, Pioli e vlerëson maksimalisht atë dhe në sezonin e kaluar e ka aktivizuar në 31 ndeshje në kampionat.

Kontrata aktuale e mbrojtësit anglez skadon në vitin 2025, por sipas medieve italiane, klubi kampion i Italisë po mendon të zgjatjen akoma më tej të bashkëpunimit mes palëve. Në Casa Milan ditën e djeshme ka patur një takim mes drejtuesve kuqezi dhe agjentëve të Tomorit, pikërisht për këtë çështje.

Mendohet që kontrata e re të jetë e vlefshme deri në vitin 2027. Përmirësim i ndjeshëm i rrogës së futbollistit, ku nga 2 milionë euro që merr aktualisht, paga e re sezonale do përfshijë 3.5 milionë euro.

Tomori u bë “djall” në vitin 2021, periudhë në të cilën erdhi nga skuadra e Chelseat.

Read Previous

Transaksione të fshehta dhe të dyshimta: Si gënjen deputeti i PD, që u bë milioner me 1 vit emigrim

Read Next

Një vështrim me ‘Shakanë e keqe’ të Abu Dhabit: Projekti Ujor i Beogradit