Meta: Shqiptarët do të votojnë ndryshimin, që të ndalojnë shpopullimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur i bindur te fitorja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, duke shtuar se askush nuk mund t’i shpërqëndrojë ata nga fitorja.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta është shprehur se errësira dhe mungësa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja, do të marrin fund pas 14 majit.

Krahas fjalës së tij ai ka postuar edhe një pjesë nga fjala e tij gjatë një konference, ku thotë se çdo shqiptar do të votojë ndryshimin që të ndalojë shpopullimin dhe shkretimin.

“Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë. ”, është shprehur Meta.

JU REKOMANDOJM

Read Previous

Kurti: Takimet në Bruksel të mbaheshin çdo muaj, BE-SHBA t’i bëjnë trysni Beogradit

Read Next

Idiotësia e bejlerëve të vegjël të PD