Kurti: Takimet në Bruksel të mbaheshin çdo muaj, BE-SHBA t’i bëjnë trysni Beogradit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se takimet në Bruksel duhet të mbaheshin çdo muaj ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë.

Në një intervistë për mediat e Kosovës ai tha se vitin e  kaluar janë dakordësuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se do të takoheshin çdo muaj por që kjo nuk ka ndodhur.

“Më datën 18 gusht të vitit të kaluar u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takoheshim çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por erdhi propozimi  franko-gjerman, që e quajmë propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën  21 nëntor”, është shprehur Kurti.

Kreu i qeverisë tha se beson që është dashur të kenë takime më të shpeshta sepse mospajtimi është i madh dhe besimi i ulët.

“Megjithatë kam shpresë se këtë vit do të këtë një angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare e posaçërisht të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin”, tha Kurti.

Read Previous

Studimi: Soros ka hedhur plot 21 miliardë USD për të majtët

Read Next

Meta: Shqiptarët do të votojnë ndryshimin, që të ndalojnë shpopullimin