Meta njofton takim në Durrës pasditen e sotme

Pas takimit të djeshëm në Tiranë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të zhvillojë sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Durrës.

“Sot në orën 19:00, takimi i parë në Durrës me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë të Partisë së Lirisë.

Durrësi mezi pret ndryshimin, për një të ardhme më të mirë, më shumë vëmendje dhe zhvillim!

Takimi #LIVE!”- shkruan Meta.

Ky është i pari takim që Meta bën me strukturat në qytetin bregdetar, që pas marrjes së drejtimit të partisë dhe ndryshimit të emrit.

Ditën e djeshme në të parin takim me strukturat në kryeqytet, Meta theksoi se Tirana do jetë e para kundër tiranisë së betonit.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se kryeministri Edi Rama ka betonizuar Tiranën duke shndërruar parqet në kulla betoni.

Meta përmendi kullat në Tiranë të cilat kanë bërë që të mos duket më Kulla e Sahatit.

Më tej ai përmendi edhe shkatërrimin e parkut të lodrave të fëmijëve “7 Xhuxhat” ku në vend të tyre u ndërtua një qiell gërvishtës.

“Raporti i Ramës me Tiranën është betoni.”- theksoi Meta.

Read Previous

KED i hap rrugën Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për…

Read Next

Malltezi: Inceneratorët një aferë e cila kutërbon erë në çdo këndvështrim