KED i hap rrugën Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për…

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë, 10 gusht.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin nga kandidat e përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Znj. Arta Marku, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës më datë 13.01.2022” njoftoi KED.

Në mbledhjen e të mërkurës, KED vendosi gjithashtu ndalimin e kandidimit të Elida Takes për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022.

Në lidhje me kandidaturën e Z. Gent Ibrahimi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë procedurën e verifikimit për kushtet dhe kriteret ligjore të kandidatit, për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen zyrtare web të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, ka patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Read Previous

Porti Turistik i Durrësit/ Malltezi: Në lojë janë pazare, firmosi edhe administratori i kompanisë së të afërmit të Bashës

Read Next

Meta njofton takim në Durrës pasditen e sotme