Merrte ryshfet në këmbim të një vendi pune/ Arrestohet punonjësi i bashkisë

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, që bënte fjalë për një rast korrupsioni të kryer nga një shtetas që ushtron funksion publik, policia bën me dije se, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Korrupsionit arrestuan shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike të bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Read Previous

Sulmet ndaj gazetarëve/ “FH”: Mediat të lidhura me politikën dhe krimin

Read Next

Lefter Maliqi: Ne Kuçovë ndodhi një krim i rëndë elektoral Lefter Maliqi: Ne Kuçovë ndodhi një krim i rëndë elektoral