Mediat malazeze: Ujërat e zeza nga Shqipëria, rrjedhin edhe tek ne

Incidenti ekologjik i ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e lumit të Bunës që i përket Shqipërisë, mbi kullën e rojës së Shën Nikollës, kërcënoi situatën tashmë të brishtë ekologjike në të dy degët e lumi, shkruajnë mediat malazeze.

Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë për “Vijesta” se në atë kohë nuk ka mundur të peshkohet për shkak të erës së keqe të padurueshme.

“Kjo është bërë vazhdimisht gjatë natës që nga fillimi i verës. Janë ujërat e zeza nga kolektori për qytetin e Velipojës, që derdhen në Bunë. Ato ujëra të zeza, kryesisht nga kolektori, kalojnë nëpër ujërat tona”, pohon një nga peshkatarët që kanë bërë fotot nga vendi.

Peshkatarët kërkojnë nga autoritetet shtetërore që të bëjnë një njoftim në lidhje me ngjarjen e cila, sipas tyre, shkatërron florën dhe faunën e Bunës, por edhe rrezikon shëndetin e peshkatarëve dhe turistëve që duan të notojnë në lumë.

Read Previous

Putini urdhëron ndihmë financiare për të ardhurit nga Ukraina

Read Next

Malltezi: Për disa miq demokratë që humbën udhën