Mediat hedhin dyshime se pas publikimit të të dhënave për pagat qëndrojnë rusët

Prokuroria e Tiranës zbardhi sot skemën bërjes publike të të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, si pagat, apo targat e makinave.

Prokuroria nxori katër urdhërarreste, dy punonjës të administratës dhe dy persona të tjerë.
Në pranga kanë përfunduar dy punonjësit e AKSHI, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, si dhe Klodian Sota dhe Endri Ikomomi, të punësuar në sektorin privat.

Ky i fundit rezulton të ketë punuar si drejtor i përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 All” (Digital Finance International SHPK), që ka si objekt aktiviteti : Ofrimin e shërbimit për ndërtimin e produkteve të ndryshme elektronike per institucionet financiare kredidhënese; Ofrimin e konsulencën financiare, strukturore dhe menaxhimin e shërbimeve elektronike per shoqeritë financiare të interesuara dhe dhenie sherbime konsulence.

Ajo që bie në sy nga dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se kompania i përket Oleg Boykov, një miliarder rus.

Një nga të arrestuarit për skandalin e pagave punonte për

Në Shqipëri emri i pronarit rus nuk do të thotë gjë, por sipas një raporti të publikuar nga CNN, Oleg Boykov është listuar ndër emrat më të shquar rus që kanë lidhje të ngushta me Putin.

Ajo është quajtur “lista e Putinit” e përbërë nga emrat e 210 rusëve të shquar, me lidhje të ngushta me Kremlinin, të publikuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA.

Lista, të cilën administrata e SHBA-së i ishte kërkuar me ligj ta publikonte, përfshin 114 figura të larta politike dhe 96 oligarkë, të cilët të gjithë u ngritën në krye të presidentit rus Vladimir Putin”, thuhet në artikullin e CNN.

Read Previous

Eurodeputetët Bashës: Dorëhiqu pa përçarë PD

Read Next

Cilët janë lojtarët më të shtrenjtë në botë