Eurodeputetët Bashës: Dorëhiqu pa përçarë PD

Letra e Parlamentit Europian për Bashën është e qartë e paekuivoke: respekto vendimet e kuvendit të PD në 11 dhjetor dhe të referendumit të anëtarësisë në 18 dhjetor! 

Eurodeputetët i kujtojnë Bashës se ata kanë përkrahur qendrimet korrekte të partisë tij gjatë viteve të fundit; madje edhe gjatë momenteve shumë të vështira siç Basha personalisht duhet t’a kujtojë.

Ata i thonë Bashës se një opozitë funksionale është vetëm një PD e bashkuar dhe prandaj ai duhet të dorëhiqet pa krijuar parti tjetër e të mos përçajë PD.

Teksti më poshtë:

Zotit Lulzim Basha, deputet i parlamentit

I dashur Lulzim Basha,

Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t’a mbani mend personalisht. Shqipëria ka nevojë tashti, më shumë se kurrë, për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante. Për ta arritur këtë, PD duhet të gjejë unitetin e saj; prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar./syri.net

Image

Read Previous

Basha njofton konferencë urgjente në selinë e PD

Read Next

Mediat hedhin dyshime se pas publikimit të të dhënave për pagat qëndrojnë rusët