Media e njohur amerikane TPM zbardh të tjera detaje nga skandali Rama-McGonigal.

Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI në Neë York, Charles McGonigal është marrë i pandehur nga drejtësia amerikane për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj oligarkëve rusë, njerëz pranë Vladimir Putin dhe ryshfetin 225 mijë dollarë që ka marrë nga Edi Rama.

Sipas aktakuzës amerikane janë katër takime të McGonigal me Edi Ramën të cilën ish-shefi i FBI nuk i ka deklaruar. Personi A dhe Personi B, përkatësisht Agron Neza dhe Dorian Duçka kanë qenë sekserët e Edi Ramës të cilët i kanë dorëzuar shumat e dollarëve McGonigal.

Rama e ka paguar njeriun e rëndësishëm të FBI për të lobuar kundër opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike në SHBA. Ky skandal i përmasave galopante dhe i pangjarë në 32 vite, ka tronditur opinionin publik shqiptar si dhe përbën një minim të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-SHBA. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA e mediat europiane, lajm i ditës është çështja Rama-McGonigal.

Një ditë më parë, mediat amerikane hodhën dritë duke zbuluar se kishte qenë ish e dashura e McGonigal e cila ishte bërë shkak për nisjen e hetimeve ndaj ish-shefit të FBI. Ajo kishte identifikuar Edi Ramën si të lidhur me McGonigal, duke ndihmuar hetimet amerikane për veprimtarinë e dyshimtë të dyshes në fjalë.

Ndërsa ditën e sotme, është një tjetër media amerikane, TPM, e cila raporton se McGonigal nuk ka qenë i vetëm në veprimtarinë antiligjore nga Shqipëria në SHBA. Një tjetër ish-agjent gjithashtu i FBI, ka bashkëpunuar me të, teksa hapën biznes në Tiranë, ndërsa në SHBA lobonin të dy kundër Partisë Demokratike.

Mark Rossini, ortak në biznes i McGonigal, pasi në Tiranë ata kanë patur aksione te LawOffice&Investigation, një fimë ligjore e hapur në vitin 2019 bashkë me Shefqet Dizdarin, në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur qëndrim për çështjet e brendshme politike të vendit, duke i konsideruar kundërshtarët politikë të Edi Ramës si pro-rusë.

Madje, në një status në Twitter, Rossini e ka quajtur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha si pro-Putin. Sulmet ndaj Sali Berishës janë bërë me porosi direkte nga Edi Rama. Dy ish-agjentët e FBI kanë patur për mision të dëmtojnë politikisht Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj.

Nuk mungojnë as takimet e Rossinit me Agron Nezën, personi që dyshohet se i ka dhënë McGonigal pagesën cash prej 225 mijë dollarë.

Edhe kryeministri Edi Rama ka patur takime të rregullta jo vetëm me McGonigal, por edhe me Marko Rossinin, takime të cilat i ka pranuar publikisht, por duke i justifikuar si në kuadrin e bashkëpunimit dhe partneritetit për çështje të ndryshme.

Mirëpo, ajo që po zbulohet dita-ditës është se vetëm takime në interes të shtetit, luftës kundër krimit, korrupsionit apo fenomeneve të tjera, nuk kanë qenë – por në fakt kemi të bëjmë me pazare korruptive të Edi Ramës ndaj ish-zyrtarëve të FBI, të cilët i shërbenin kryeministrit duke i goditur kundërshtarët politikë./syri.net

Read Previous

Nuk kemi asgjë për të fshehur

Read Next

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024: Jam më i përkushtuar tani se ç’kam qenë ndonjëherë