Nuk kemi asgjë për të fshehur

Nga Lutfi Dervishi

28 janari, nuk është vetëm dita e 28-te e kalendarit Gregorian, as dita që na tregon se kanë mbetur edhe 337 ditë për të përmbushur zotimet e marra më 1 Janar, nuk është thjesht ditëlindja e shkrimtarit Ismail Kadare, por është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për të gjithë qytetarët e botës.- është dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, përndryshe Dita e Privacisë.
Mund të ketë shumë njerëz që mund të qeshin me këtë ditë, por nuk eshte per te qeshur.
Rrumbullak 23 vite më parë Komiteti i Ministrave të Këshillit Europian vendosi që çdo vit më 28 janar të festohet “Dita e Privacisë”. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit të të gjithëve për rëndësinë e të dhënave personale që jo më kot janë quajtur edhe “nafta e shekullit 21”.
Edhe Shqipëria, që dëshiron me ngulm anëtarësimin në BE, do ta festojë nesër këtë ditë, me një simpozium kombëtar, me pjesemarrjen e personaliteteve dhe drejtuesve te agjencive ligjzbatuese.
Pritet që kjo ditë e rëndësishme të shpallet ditë pushimi, ku punëtorët dhe të papunët, administrata qëndrore dhe lokale, politikanët dhe aktivistët, militantët dhe indiferentët do të kenë rast të meditojnë për rëndësinë jetike që ka mbrojtja e të dhënave personale;

Programi

Transparenca 2.0 përballë të dhënave personale

09: 30 Regjistrimi i pjesëmarrësve, kafe.

10:00 Fjala e mirëseardhjes dhe përshëndetjet e rastit nga Kryeministri, Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave personale, Avokati i Popullit.

10:30: Rrjedhja e të dhënave personale dhe patronazhistët si garantues të privacisë të votuesve shqiptarë. Arben Kraja- i ish drejtues i SPAK

11:00: Alikacioni ak1tivisti, një kontribut i PS-së për privacinë e aktivistëve dhe administratës në rrjetet sociale. Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS-së.

11:30 Hakerat iranianë, morën çfarë deshën, por nuk ja arritën qëlllimit. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë.

12:00- 12:30 Coffe break.

12:30: GDPR – udhëzimi – BE -së për mbrojtjen e të dhënave personale. Shqipëria si rast sui -generis. T. B.C zyra e Delegacionit të BE, Shqipëri.

13:00: Rasti McGonigal- rëndësia shmangies së konfliktit mes jetës private, jetës familjare, detyrës zyrtare dhe detyrimeve miqesore; Kryebashkiaku i Kukësit & Kryebashkiaku i Tropojës.

13:30: Nuk kemi (më) asgjë për të fshehur Transparenca 2.0 në punën e SHISH. Drejtuesi i Shërbimit Informativ Shtetëror.

14:00. Konkluzione dhe foto familjare (me aparat jo dixhital)

Read Previous

Përplasi të miturën e u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Read Next

Media e njohur amerikane TPM zbardh të tjera detaje nga skandali Rama-McGonigal.