Mbërrin në portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Ka mbërritur në Portin e Durrësit anija me kapacitet rreth 6 mijë tonë e mbushur me grurë e cila u nis nga Ukraina.

Anija “Cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

Ajo ka mbërritur sot në Portin e Durrësit në orën 08:37. Anija mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës.

Së fundmi, u arrit një marrëveshje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Kievi të nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Read Previous

Efekti domino i inflacionit dhe sezoni turistik, nis rritja e peshkut me ritme të larta në korrik

Read Next

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, plagoset një person