Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, plagoset një person

Është plagosur me armë zjarri një person në Fushë-Krujë ditën e sotme (10 gusht 2022) rreth orës 09:45, në fashatin Zgërdhesh.

Burime për Ora News bëjnë me dije se i plagosuri është Luan Hushi rreth 55-vjeç.

Shtetasi K.Q, i cili plagosi 55-vjeçarin është larguar menjëherë pas ngjarjes.

I plagosuri ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Read Previous

Mbërrin në portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Read Next

Një dhëmb i sëmurë në nofullën e NATO-s, çfarë do të thotë ndërtimi i një baze ushtarake ruse në Serbi?