Malltezi: 17 mijë euro në ditë vidhen në Tiranë për groposjen e plehrave.

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së,  Jamarbër Malltezi në emisionin Task Force në Syri Tv, zbërdhen në shifra financiare, vjedhjen që po bëhet te inceneratori i Tiranës, ku mbetjet groposen, edhe pse tarifa paguhet për djegie dhe përpunim.

Ai tha se në Tiranë zhvaten çdo ditë 17 mijë euro, ndërsa në një vit vidhen 6.2 milionë euro për groposjen e mbetjeve me dhera.

“Ka dy vjedhje në këtë mes. E para që thotë 120 mln euro, ndërkohë që janë paguar gjysma e kësaj shume dhe aty nuk ka as themele të hapura. Janë paguar 60 mln euro, është një çmenduri. E dyta, ke koston e menaxhimit 29 euro. Deri para 4 vitesh për këtë që po bëhet paguhej 11-12 euro. Sot ka 4 vite që paguhet 29 euro, 17-18 euro më tepër për ton. Tirana merr 1 mijë ton në ditë, 17 mijë euro është vjedhja në ditë për një gjë e cila është e rreme, është vjedhje. 17 mijë euro vidhen nga secili nga ne nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Në 365 ditë, 17 mijë euroshi i bie 6.2 mln euro në vit. Shumëzuar për 4 vite, i thonë rreth 25 mln euro. Këtu nuk hyn 128 mln euro i ndërtimit. 

Paratë shkojnë në off shore. Këto off shore janë të regjistruara nën disa off shore të tjera. Kemi më pas off shoren ‘gjyshe’ Prokuroria thotë nuk i hetoj dot se shkojnë te off shore, nuk rrinë në Tiranë. Menaxhimin e off shore gjyshe e ka një shtetas ruse me një shtetas holandez. Drejtues të tyre ka qenë Klodian Zoto, Ernesto Graneli dhe tjetri që është në kërkim ndërkombëtar“, tha Malltezi.

Read Previous

Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Read Next

Si arriti vendi më i varfër i BE-së ta shpëtojë fshehurazi Ukrainën?