Lufta në Ukrainë i zgjat edhe një vit mandatin Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të qëndrojë edhe një vit në postin e tij.

Vendimi vjen në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pritet të shpallet gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet sot, 24 mars, në Bruksel, Belgjikë.

Stoltenberg ishte gati të jepte dorëheqjen këtë shtator me shumë kandidatë për postin e përmendur, duke përfshirë ish-kryeministren britanike Theresa May dhe ish-presidenten e Lituanisë Dalia Grybauskaitė.

Megjithatë, Aleanca thuhet se ka rënë dakord ta lërë atë të qëndrojë në detyrë për shkak të situatës së rëndë të sigurisë në rajon.

Mandati i Stoltenberg tashmë është zgjatur dy herë, duke e bërë atë Sekretarin e Përgjithshëm më jetëgjatë në historinë e Aleancës.

©kumtari.al

Read Previous

Gripi i pulave në vend/ Zv.ministrja e Bujqësisë njofton urdhrin e ri për ndalimin e shitjes së shpendëve

Read Next

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: Ushtria ukrainase po kalon në mbrojtje proaktive