Gripi i pulave në vend/ Zv.ministrja e Bujqësisë njofton urdhrin e ri për ndalimin e shitjes së shpendëve

Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, në një deklaratë për mediat këtë të enjte ka dhënë detaje lidhur me situatën e gripit të shpendëve në vend.

Nisur nga kjo situatë, Gjeci ka bërë me dije se ka hyrë në fuqi urdhri i ri që ndalon shitjen e shpendëve të gjallë në Durrës, Dibër e Korçë, si dhe transferimin e shpendëve nga një fermë në një tjetër.

Gjeci u shpreh gjithashtu se  “Po shuajmë vatrat po kryhet tamponimi i zonës po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët është siguruar baza mbrojtëse. 382 672 shpendë të ngordhur, vijon procesi për asgjësim. Veterinerët kanë kryer vizita dhe kontrolle në 63 stabilimente s’ka raste të dyshuara”, tha ajo.

“Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun të dinë se është në fuqi urdhri për masat kufizuese për influencën në mjediset e hapura në tregje Durrës, Dibër e Korçë, ndalohet shitja e shpendëve të gjallë në këto qarqe dhe lëvizjen nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregje. Jemi në bashkëpunim të ngushtë për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit. Nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu edhe për vezën. Produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik për produktet e gatuara mbi 70 gradë celsius”, tha ndër të tjera zv. ministrja Gjeci.

©kumtari.al

Na ndiqni ne Facebook në  Kumtari.al/News

Read Previous

FOTO/LAJM- Partnerët dhe investitorët strategjikë në Shqipëri

Read Next

Lufta në Ukrainë i zgjat edhe një vit mandatin Stoltenberg