LAJMI I FUNDIT/ Varianti Delta i COVID-19 vjen në Shqipëri, ja ku regjistrohen dy rastet e para

Varianti Delta i koronavirusit është konfirmuar në Shqipëri. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se janë konfirmuar 2 rastet e para në Qarkun e Gjirokastrës.

Mësohet se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë, nga fshati Asim Zeneli, ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe komplikacione të njëjta me variantin Delta.

Ndërsa rasti i dytë, është shënuar në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë.

Të dy rastet trajtohen në rregjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Read Previous

Video/ Dalin pamjet e sulmit në rezidencën e Presidentit të Haitit

Read Next

EUROPË & BE