Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë
Sipas deklaratës së Kryeministrit të përkohshëm Claude Joseph, është vrarë gjatë një sulmi në rezidencën e tij private Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse.
Në deklaratë u tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua në orën 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT), nga njerëz të armatosur dhe të paidentifikuar.
Raportohet se Zonja e Parë ka mbetur e plagosur në sulm.
“Të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”, tha z. Joseph.
Jovenel Moïse, 53 vjeç, ka qenë në pushtet që nga Shkurti 2017, pas largimit nga posti të paraardhësi i tij , Michel Martelly.
Presidenca e Z. Moise ka qënë një presidencë e vështirë për shkak të akuzave për korrupsion dhe valëve të protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.
Në videon e mësipërme shfaqen pamjet e sulmit në rezidencës e Jovenel Moïse.