Lajm i Fundit/ Rusia vendos rekord të ri ditor për vdekjet nga Covid, 973 vdekje në 24 orët e fundit .

Rusia ka regjistruar përsëri një numër rekord të vdekjeve nga Covid në një periudhë 24 -orëshe,  973 vdekje  dhe 28,190 raste të reja, raporton The Guardian.
 
Në total, grupi i punës i  koronavirusnë Rusi ka regjistruar mbi 7.8 milion raste të konfirmuara dhe 218.345 vdekje – numri më i lartë i vdekjeve në Evropë. Vlen të përmendet se agjencia shtetërore e statistikave Rosstat gjithashtu numëron vdekjet ku virusi nuk konsiderohej shkaku kryesor, dhe ka raportuar një total shumë më të lartë-rreth 418,000 vdekje të njerëzve me Covid-19.
 
Qeveria ruse ka gjetur si shkak normën e ngadaltë të vaksinimit, për këtë rritje të infeksioneve dhe vdekjeve që filloi muajin e kaluar . Vetëm 47.8 milion rusë, ose pothuajse 33% e popullsisë së saj, kishin marrë të paktën një vaksinë të koronavirusit. Rreth 29%, u vaksinuan plotësisht, tha qeveria të Premten.
 
Megjithë ngarkesën dhe vdekshmërinë e koronavirusit në rritje të shpejtë, Kremlini ka përjashtuar një bllokim mbarëkombëtar, duke deleguar autoritetin për të marrë vendime për ashpërsimin e kufizimeve të koronavirusit tek autoritetet rajonale.
 
Disa rajone ruse kanë kufizuar pjesëmarrjen në ngjarje të mëdha publike dhe qasje të kufizuar në teatro, restorante dhe vende të tjera për njerëzit që janë vaksinuar, të shëruar kohët e fundit nga Covid ose të testuar negativ në 72 orët e mëparshme. Në Moskë, autoritetet kanë zgjeruar testet falas të koronavirusit në qendrat tregtare, duke shpresuar se do të ndihmojë në frenimin e infektimit.
 
Sidoqoftë, jeta mbetet kryesisht normale në Moskë, Shën Petersburg dhe shumë qytete të tjera ruse, me bizneset që veprojnë si zakonisht.
kumtari.al

Read Previous

Subvencioni i naftës në bujqësi, 4.1 milionë litra, nga IPARD kanë përfituar 43 ferma

Read Next

Foto/ Spanja feston Ditën Kombëtare/ Pamje nga parada ushtarake