Kush janë dy viktimat e atentatit të sotëm në Vlorë

Viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Panajasë janë identifikuar si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo, i cili njihej si “Bushi” në zonën e Vlorës.

Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz”, që është bërë shoshë  nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMW” me targa italiane që autorët e dogjën në fshatin Frakull i Madh të Fierit.

Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Haki Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër në vitin 2019, ku një biznesmen u vra për një kalë.

Më konkretisht, u ekzekutua Arben Beqiraj. Ngjarja ndodhi vetëm sepse një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë. Asokohe

Asokohe, Beqiraj ka keqtrajtuar në grup rojën e kalit Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal (allias) Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kafshës.

Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal më 4 gusht 2019 kanë goditur me grushte dhe shkelma duke e dëmtuar rëndë Alushin, i cili pasi i ka shpëtuar sulmit, ka shkuar në banesën e tij dhe i ka rrëfyer ngjarjen Ermal Xhezos.

Gazmend Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë” dhe kjo ka bërë që Ermal Xhezo të mobilizojë një grup personash, ku përfshihen Shpati Lena dhe kunati i tij Ariel Kingji, të  armatosur me automatikë dhe pistoleta, për të shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj.

Teksa kanë shkuar për të sqaruar episodin me rojën e kalit, janë ulur për tre minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke shkaktuar vrasjen e Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe të afërmit të viktimës Nesim Hodaj.

Autor i vrasjes Eduart Xhezo ndodhet ende në burg ku vuan dënimin e tij, ndërsa Shpati Lena dhe kunati i tij u akuzuan si bashkëpunëtor në krim.

Shpati Lena prej 3 vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Beqiraj në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj lëvizte i lirë në Vlorë dhe është arrestuar vetëm në 23 mars 2022 në operacionin “Waves” të forcave “Shqiponja”, teksa mbante edhe armë me vete.

Read Previous

Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar çmimi i gazit në Evropë mund të rritet me 60%

Read Next

Meta: Rritja e çmimeve po thellon varfërinë në vend, qeveria nuk merr asnjë masë