Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar çmimi i gazit në Evropë mund të rritet me 60%

Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar çmimi i gazit në Evropë mund të rritet me 60% në më shumë se 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër.

Kjo për shkak se eksporti dhe prodhimi i vetë kompanisë vazhdon të bjerë nga sanksionet perëndimore.

“Çmimet evropiane të gazit kanë arritur në 2,500 dollarë për 1,000 metër kub. Sipas vlerësimeve, nëse një tendencë e tillë vazhdon, çmimet do të kalojnë 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër,” tha Gazprom.

Disa vende që varen shumë nga importet e gazit rus, si Hungaria, kanë kërkuar përjashtime nga masat e reja të kursimit të gazit.

Ndërsa blloku nuk ka vendosur sanksione kundër gazit natyror rus për luftën në Ukrainë, Moska ka reduktuar ndjeshëm furnizimet me gaz në muajt e fundit në atë që Brukseli e sheh si një masë hakmarrëse pas vendosjes së  masave të tjera që synojnë të ndëshkojnë Kremlinin për nisjen e luftës.

Read Previous

Berisha: Qeveria shqiptare mban qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë

Read Next

Kush janë dy viktimat e atentatit të sotëm në Vlorë