Kush është gjyqtarja që liroi Ajas Sulejmanin/ Bëmat e saj në Gjykatën e Tiranës

Ajas Sulejmani ka lënë qelinë e burgit, ku po qëndronte për tre muaj pasi përplasi dy prindërit dhe foshnjën e tyre në vijat e bardha, në afërsi të 21 dhjetorit.

Në seancën mbajtur këtë të hënë dhe që është mbajtur e fshehtë, është vendosur pranimi i kërkesës së Sulejmanit për zbutje të dënimit, me argumentin se kishte tre fëmijë të mitur dhe për shkak të normalizimit të mardhënieve mes palëve.

Kjo kërkesë është prauar dhe ka qenë gjyqtarja Rexhina Memlika ajo e cila nxoringa qelia 39 vjeçarin, duke e lënë me “arrest shtëpie”.

Ajas Sulejmani, i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare, pas arrestimit rezultoi se jo vetëm shkeli rregullat e qarkullimit, plagosi tre persona, por edhe ishte edhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Kush është gjyqtarja Rexhina Memlika?

Gjyqtarja që liroi Ajas Sulejmanin Rexhina Memlika, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Krujë dhe më pas është transferuar në Tiranë.

Ajo nuk është emër i panjohur për publikun. Memlika është gjyqtarja që me të njëjtën formë ka liruar edhe anëtarin e grupit të shumëpërfolur “Bajri”.

Kanë qenë Krimet e Rënda, që kryen arrestimin e Klaudio Hoxhalliut, në datën 5 mars 2019 shpallën moskompetencë për të hetuarit Klaudio Hoxhalliu dhe Denis Brajoviq.

Në momentin e dënimit Klaudio Hoxhalliu ka qenë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që 19 ditë pas këtij dënimi Hoxhalliu, është liruar dhe nga “arresti i shtëpisë”, me vendim të gjyqtares Rexhina Merlika.

Pasuria e gjyqtares

CNA.al edhe më herët ka raportuar dhe i ka zbardhur pasurinë gjyqtares Rexhina Merlika, e cila figuron se ka ndryshuar edhe emrin e saj. Më herët ajo është quajtur Gjelina.

Merlika hyn tek ai grupim që është e kamur nga ana e financave.

Sipas deklaratave të pasurisë të depozituara pranë ILDKPKI-së, rezulton se gjyqtarja Merlika burimet e të ardhurava i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit avokat.

Por ndërkohë ajo dhe bashkëshorti i saj deklarojnë mijëra euro dhuratë, makinë, dhe një kuzhinë të sjellë nga Gjermania.

Si patundshmëri ajo deklaron në vitin 2003, një shtëpi banimi me vlerë 5 milion lekë dhe në vitin 2008, kur bashkëshorti i saj ka lidhur një Kontratë sipërmarrje për blerje apartammenti me sipërfaqe 115.29 m2 me vlerë 172 172 euro.

Në vitin 2005 gjyqtarja Merlika deklaron tek të ardhura 3 000 euro, që ia kishin sjellë vëllezërit nga emigracioni.

Në vitin 2006, deklaron një autoveturë BMV, 5 000 euro, dhuratë nga vëllai.  Në vitin 2009 ajo deklaron se i janë shtuar të ardhurat nga emigracioni i vëllezërve me 3 500 euro dhe në 2010, për kuzhinën e ardhur dhuratë nga Gjermania, deklaron se ka shpenzuar për doganë shumën 472 346 lekë.

Në vitin 2012, është bashkëshorti që deklaron se ka marrë dhuratë nga vëllai i gjyqtares shumat, 2 688 euro dhe 970 euro./cna

Read Previous

Ai është Ibrahimoviç dhe mbetet kampion, Milanit i tregon “zemrën”: pagesë fikse “simbolike” e bonus

Read Next

NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare