Ai është Ibrahimoviç dhe mbetet kampion, Milanit i tregon “zemrën”: pagesë fikse “simbolike” e bonus

Gjithçka është gati për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, të cilit kontrata aktuale me Milanin do t’i skadojë zyrtarisht të enjten më 30 qershor, është gati të nënshkruajë një kontratë një vjecare që siguron një pagë fikse “simbolike” (po flasim për disa qindra mijë euro), së cilës duhet t’i shtohen edhe disa bonuse, të lidhura me paraqitjet dhe performancat, të cilat për këtë arsye do të aktivizoheshin vetëm në momentin e kthimit të tij në fushë.

Ibra iu nënshtrua një operacioni në gju më 25 majin e kaluar dhe rikuperimi pritet për rreth 7-8 muaj. Në mendjen e tij dhe të klubit ekziston ideja për t’u rikthyer në dispozicion të Piolit pas pauzës për Botërorin e Katarit dhe kontrata e re do t’i lejojë atij të vazhdojë rehabilitimin i ndjekur nga stafi i Milanit, si dhe pranë shokëve të skuadrës, për të cilët ai mbetet lider dhe pikë referimi e padiskutueshme.

Prandaj, gjithçka është gati për të parë Zlatanin te kuqezinjtë për një sezon tjetër, ndoshta të fundit të karrierës së tij. Megjithatë, duhet theksuar se edhe qëndrimi i suedezit mund të lidhet me rinovimet e Maldinit dhe Massara: konfirmimi i drejtorit teknik dhe atij sportiv duket se merret si i mirëqenë, por zyrtarizimi vazhdon të mbetet pezull, duke lënë hapësirë për disa (minimale) pasiguri.

Read Previous

Aksident në Prrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me makinën dhe përmbyset

Read Next

Kush është gjyqtarja që liroi Ajas Sulejmanin/ Bëmat e saj në Gjykatën e Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published.