Kurti/ Në takimin me Ramën më shumë kanë biseduar ministrat tanë se ne të dy

Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp, pas takimit në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti u shpreh para gazetarëve se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama nuk është përmendur fare fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë dhe Shqipëri. Ai tha se më shumë kanë biseduar mınıstrat e tyre dhe se kanë shumë punë për të bërë, në vend se të flasin për politikë ndërkombëtare.

“Në fund dua të jap një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë, rreth 1 orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka ardhur pothuajse me gjysmën e kabinetit të tij dhe unë thuajse me gjysmën e kabinetit, më shumë kanë biseduar ministrat tanë, se ne të dy. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan, as Serbi, përveç Kosovë e Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare, se kemi aq shumë punë për të bërë”, tha Kurti.

Read Previous

Ilir Meta, një urim ndryshe për ditën e parë të shkollës

Read Next

Rama për Open Balkan/ Tani jam edhe më i bindur që është rruga jonë e përbashkët