Kullat te Teatri Kombëtar, Rama për “Der Spiegel”: Janë vetëm shtatë ndërtesa të larta

DER SPIEGEL: A nuk është e saktë që teatri i vjetër kombëtar në qendër u shkatërrua me një operacion për të ndërtuar këto godina të reja? Dhe, a nuk mund të thuhej se procedurat e prishjes dhe ndërtimit nuk ishin shumë transparente?

Edi Rama: Jo! Po ndërtohet një i ri ku u shemb teatri i vjetër. Dhe bëhet fjalë vetëm për shtatë ndërtesa të larta. Pronarët e ardhshëm janë të gjithë biznesmenë të njohur. Ata janë ndër taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri. Blerjet dhe shitjet përpunohen përmes bankave. Disa tani pretendojnë se janë paratë e drogës. E vërteta është se këta persona kanë marrë kredi nga bankat për financim, verifikohen të gjitha transaksionet e shitblerjes. Deklarata jonë ndoshta nuk përshtatet në trendin e artikullit.

DER SPIEGEL: Për ndërtimin e portit në qytetin bregdetar jugor të Durrësit, ju keni fituar emirin e Abu Dabit si ndërmjetës për investitorët arabë. Çfarë prisni nga kjo?

Edi Rama: Ky projekt fantastik do ta sjellë turizmin tonë në Shqipëri në majat e botës. Porti i vjetër i qytetit kthehet në një port turistik. Për vite me radhë ne kërkonim një investitor të gatshëm për të investuar dy miliardë euro, por nuk mund të gjenim një. Mohammed bin Zayed e mbështet projektin me bujari dhe ka gjetur sponsorët.

Read Previous

Pamje të frikshme nga tërmeti në Meksikë

Read Next

AMA si prokuroria, thirrje mediave: Mos publikoni të dhënat e nxjerrë nga hakerat, cënojnë sigurinë kombëtare