Kuçana: Nëse nuk plotësohen kërkesat, pedagogët në protestë pas 5 tetorit

Në një intervistë për Ora News Ilirjana Kuçana pedagoge dhe njëherësh anëtare e Këshillit Kombëtar të PD  tha se në rast se më 5 tetor Ministria e Arsimit nuk do të japë një përgjigje pozitive për plotësimin e kërkesave të bëra nga pedagogët atëherë do të vijojnë protestat.

Sipas saj ajo çfarë po kërkojnë nuk janë kërkesa luksi por kanë të bëjën më integritetin e pedagogëve

Ilirjana Kuçana: Më në fund pedagogët janë bërë bashkë, mbi 70 % kanë firmosur peticionin. Po vazhdon firmosja e peticionit dhe më 5 tetor i është lënë afat ministrisë nëse nuk do të plotësohen kërkesat ne do të vijojmë me protesta para korpusit universitar. Kërkesat janë të drejta, kanë të bëjnë me integritetin e pedagogut. Nuk kërkojmë lukse. Ne kërkojmë që vitin e parë të rritet me 30 për qind paga e pedagogut dhe 20 përqind vitin e dytë që brenda 2 viteve pagat të jenë të barabarta me ato të universitetit të Kosovës. Sot kemi 50 mijë stufent më pak dhe kjo është këmbanë alarmi.

“Data 5 tetor e sigurtë që do të na gjejë në shesh, pastaj në varësi të situatës aty ka sindikata dhe një grup që mblidhen për të marrë vendime.”, tha Kuçana.

 

Read Previous

Raporti i INSTAT/ Shqipëria ka koston më të ulët të orës së punës në Europë, ja shtetet me mesataren më të lartë

Read Next

U arrestua për korrupsion, anestezisti dërgohet në QSUT për probleme shëndetësore