U arrestua për korrupsion, anestezisti dërgohet në QSUT për probleme shëndetësore

Fitim Marku, mjeku anestezist i arrestuar të premten tek Trauma pas dyshimeve për “korrupsion”, është shoqëruar në ambientet e QSUT për shkak të problemeve shëndetësore.

Për këtë shkak, seanca gjyqësore e caktimit të masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet në ambientet e spitalit.

Operacioni për arrestimin e mjekut Fitim Marku, koleges së tij dhe infermieres, i koduar “Skaneri, u realizua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila kishte angazhuar disa agjentë të infiltruar si pacientë, pas informacioneve të shumta nga qytetarët se mjekët e Spitalit të Traumës kërkonin ryshfet.

Read Previous

Kuçana: Nëse nuk plotësohen kërkesat, pedagogët në protestë pas 5 tetorit

Read Next

Çmimet e apartamenteve arritën deri 5 mijë euro nga pritshmëritë e ndërtuesve për amnistinë fiskale