Kryeministri i Britanisë së Madhe, Johnson mbetet pa ministra. Japin dorëheqjen edhe 6 ministra të tjerë

Vizatim i realizuar nga Johnson gjatë një vizite në nje shkollë.

Qeveria britanike po “shkërmoqet” dhe Boris Johnson është në telashe serioze.

Pas largimit të dy ministrave ditën e djeshme, sot ka patur gjashtë dorëheqje të tjera në seri, duke shtuar presionin mbi kryeministrin që të dorëhiqet.

Konkretisht janë larguar Julia Lopez, Ministre Kulture, Lee Rowley, Ministër i Biznesit, Alex Burrghart, Ministër i Edukimit, Kemi Badenoch, Ministre e Qeverisjes Lokale, Neil O’Brien, Ministër i Departamentit “Levelling up” dhe Mims Davies, Ministre e Punësimit.

Numri i total i ministrave dhe ndihmësve të tyre që janë dorëhequr deri tani është 27.

Paraditen e sotme Johnson u përball me debate shumë të forta me kreun e opozitës, gjatë seancës së pyetjeve në Parlament, ndërkohë që edhe ish ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid mbajti deklaratën e dorëheqjes duke shpjeguar se nuk ka më besim tek lidershipi dhe se nëse nuk ka ndryshim në lidership, gjërat nuk mund të ndryshojnë.

Johnson u përball para pak kohësh me një mocion mosbesimi nga partia e tij, por arriti të siguronte mbështetje për të qëndruar. Megjithatë, një skandal i fundit duket se i ka tronditur në mënyrë të pakthyershme pozitat e kryeministrit.

Bëhet fjalë për një skandal me deputetin Chris Pincher, gjithashtu “deputy chief whip” i konservatorëve, pozicion i ngjashëm me atë të kreut të grupit parlamentar në Shqipëri, i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj dy burrave. Boris Johnson ka qenë nën presion për të treguar se a ka patur dijeni për akuza të ngjashme në të shkuarën lidhur me  Pincher, përpara se ta emëronte. Njerëz pranë Johnson sugjeruan fillimisht se kryeministri nuk ka patur dijeni, por më pas versioni i Johnson ndryshoi, duke e pranuar se ishte vënë në dijeni për akuza edhe para emërimit.

Read Previous

2 milion lekë për një varr/ Drejtori i Veliaj arrestohet për korrupsion.

Read Next

VIDEO/ Renis Gjoka dhe Big Basta sjellin himnin e protestës së 7 korrikut