VIDEO/ Renis Gjoka dhe Big Basta sjellin himnin e protestës së 7 korrikut

Këngëtarët e njohur, Renis Gjoka dhe Big Basta sjellin bashkëpunimin e radhës, që do jetë një himn për protestën e 7 korrikut.

Kënga e tyre titullohet ‘Një hap përpara (Rikthimi)’.

Vetë këngëtari Renis Gjoka thotë se kjo këngë fton të heshturit të bëhen një zë. Sipas tij, është koha që të tregohet se nuk mund të vazhdohet kështu.

“Zgjohu, shiko…

Protesta e datës 7 korrik më zgjoi dëshirën të them dhe unë fjalën time.

Bashkë me Big Basta vendosëm të rikthejmë një këngë tonën. Vendosëm të protestojmë në mënyrën tonë, të ftojmë të heshturit të bëhemi një zë. Ua them me shpirt që është koha që të tregojmë që nuk vazhdohet më kështu.

Love for all. God is great,” shkruan këngëtari.

Read Previous

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Johnson mbetet pa ministra. Japin dorëheqjen edhe 6 ministra të tjerë

Read Next

Dylgjeri: Për pronarët e medias Klodian Zoto ishte Klodian ‘Zoti’!