Kryemadhi: Ja arsyet përse kryeministri ushtron presion ndaj SPAK

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj SPAK dhe se synon të sulmojë integritetin e saj.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi thotë se Ram ushtron presion ndaj SPAK për të mbrojtur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Postimi i Kryemadhit

Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016.

Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës.

Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta.

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Kryemadhi: Ja arsyet përse kryeministri

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Kryemadhi: Ja arsyet përse kryeministri

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Kryemadhi: Ja arsyet përse kryeministri

Read Previous

Çmenduri në Tiranë- Çmimet e hoteleve kalojnë çdo imagjinatë, 9000 euro nata

Read Next

Më-the-të-thashë/ Gazetari amerikan nxjerr zbuluar dyqanin në Kosovë: Shet kopje të veshjeve të Hillary Clinton