Çmenduri në Tiranë- Çmimet e hoteleve kalojnë çdo imagjinatë, 9000 euro nata

Kryetari i shoqatës shqiptare të turizmit ka ngritur shqetësimin për një rritje të pazakontë të çmimit të hoteleve në datën 25 Maj, kur në Tiranë do të luhet finalja e Conference League.

Duke publikuar një imazh të faqes së rezervimeve, ku një dhomë hoteli shkon nga 500 euro në 9 mijë, Topuzi kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të kthyer normalitetin.

“Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve ( për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Min Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin.  Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë”, shprehet ai.

 

Read Previous

“Festa e titullit në Sheshin Skënderbej”. Halili i përlotur, flet për suksesin dhe sfidat

Read Next

Kryemadhi: Ja arsyet përse kryeministri ushtron presion ndaj SPAK