Kosova e shkarkoi për lidhje serbe, Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të SHISH

Në Kosovë e shkarkuan për lidhje të dyshuara me serbët, në Shqipëri, Vlora Hyseni dekretohet nga Presidenti Bajram Begaj si drejtuese e SHISH.

Propozimi për këtë post të rëndësishëm për sigurinë kombëtare u bë nga Edi Rama.

Emri i Vlora Hysenit shkaktoi një valë reagimesh, kjo pasi ajo është shkarkuar në 30 qershor 2021 nga detyra e saj që mbante në Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi ishte zv/drejtoreshë me kompetenca drejtori. Por katër muaj pas kësaj, ajo u largua nga detyra me firmë të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pasi u shkarkua në Kosovë, Rama e afroi Vlora Hysenin në postin e këshilltares për sigurinë.

Zyrtarisht nuk u dha arsyeja, por pati spekulime në media për lidhje të Hysenit me serbët.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruajë të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Ajo mbulonte marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë në AKI dhe njihet si njeri i Hashim Thaçit. Burimet thonë se si njeri i Thaçit, ajo e ka përdorur postin për të goditur njerëzit në opozitë.

Pas shkarkimit, Edi Rama e mori si këshilltare.

Pasi nuk i eci Ramës me këshilltarin e parë, Oljan Kanushi që e emëroi zv/ drejtor me kompetenca drejtori, këtë herë Rama emëroi një tjetër këshilltar të tij për postin e drejtoreshës së SHISH.

Kush është Vlora Hyseni?
Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa ky institucion që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të këtij institucioni që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, paraqitet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Më herët ajo kishte qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Read Previous

Blushi: Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Këlliçit për transportin publik falas dhe modern

Read Next

Këlliçi me banorët e Kombinatit: Do ulim detyrimet, do zbusim koston sociale