Blushi: Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Këlliçit për transportin publik falas dhe modern

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në Facebook se plani i Belind Këlliçit për transportin publik falas është shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm .

Ai shton se ky plan do të krijojë më shumë parkime të lira në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.

Blushi: Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për transportin publik falas dhe modern: ul koston e jetesës, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfëra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit. Lehtëson trafikun rrugor pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin autobusët falas dhe të lënë makinat në shtëpi.

Pastron mjedisin, sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu zhurmat në qytet. Kursen kohë, sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe hiqen radhët e biletave dhe aboneve. Më shumë parkime të lira në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim. Është kaq e thjeshtë!

Read Previous

Milani ‘dërrmon’ Napolin në shtëpi në prag të sfidës së Champions

Read Next

Kosova e shkarkoi për lidhje serbe, Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të SHISH