Kontrollet në banesën e partneres / Ahmetaj bën ankimim në GJKKO

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe bashkëjetueses së tij.

Ahmetaj e ka quajtur antikushtetues kontrollin në një prej vilave pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.

Gjithashtu thotë se bashkëjetuesja e tij nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.

Ndër të tjera dhe ish-gruaja e tij ka depozituar një padi për të kundërshtuar kontrollet nga ana e SPAK-ut.

 

Read Previous

Këlliçi: Veliaj gënjeshtar dhe kryebashkiak fasadash

Read Next

Kryemadhi: SPAK ngjan me një drejtori të bashkisë së Tiranës