Këlliçi: Veliaj gënjeshtar dhe kryebashkiak fasadash

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Dorbë, njësia Administrative Kashar. Rruga në gjendje të mjeruar, mungesa e ujit të pijshëm, diskriminimi dhe mosmbajtja e premtimeve ishte evidente në këtë zonë, e cila nuk është as dhjetë kilometra larg qendrës së Tiranës.

Këlliçi u shpreh se ndërkohë që për të përshkruar rrugën që të çon në Dorbë me një gjatësi rreth 3 km iu deshën 55 minuta, Erjon Veliaj gjen kohën dhe organizon takime luksoze për të folur për Tiranën digjitale dhe projekte futuriste.

“Mund t’ju duket e çuditshme, por për të bërë 3 km rrugë, na ka shkuar 55 minuta për shkak të trafikut. Në Tiranë kishin mbaruar të gjitha problemet dhe po fokusohej në Tiranën digjitale. Dhe meqë jam në takim me ju, kam nevojë ta di a janë zgjiodhur problemet dhe hajt të diskutojmë për Tiranën digjitale. Një orë në ditë keni? Ma thoni se mbase jam unë gabim, mase nuk jetoj unë në këtë Tiranë ku jeton Veliaj. Një orë në 24 orë? Rrugët si i keni? Unë e pashë, por kam nevojë të ma thoni ju. Mund ta kishte zgjidhur të gjithë situatën, mund të kishte sjellë një lopatë zhavorr ose pak çakull. Mund të ishte kujdesur për ujin e pijshëm në këtë zonë të paktën. Vetëm me aktivitetin që ka bërë dhe doli për të thënë vetëm gënjeshtra mund ta kishte zgjidhur”, tha Këlliçi.

Read Previous

Fotot bëjnë xhiron e rrjetit, Shakira fotografohet duke qarë në rrugët e New York

Read Next

Kontrollet në banesën e partneres / Ahmetaj bën ankimim në GJKKO