KLSH nis hetimet për shembjen e Cirkut Kombëtar

Kontrolli i Lartë i Shtetit nis hetimet për Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorin e Cirkut, Ilirjan Gjini për shembjen e Cirkut Kombëtar.

Kërkesa në KLSH është depozituar nga artistët, të cilët kërkojnë hetime për veprimet apo mosveprimet e kryera nga Cirku Kombëtar dhe Ministria e Kulturës.

Artistët kërkojnë një hetim më të thellë mbi mënyrën e menaxhimit të veprimtarisë së Cirkut Kombëtar nga ana e titullarit të këtij institucioni.

Më 21 tetor autoritetet shembën Cirkun Kombëtar që ndodhej në afërsi të qendrës së Tiranës, pasi trualli ku ishte ngritur çadra do i rikthehet pronarit.

Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi ka deklaruar se do të vijojnë protestat për shembjen e Cirkut Kombëtar.

Ai hodhi akuza  ndaj Ministrisë së Kulturës se nuk është paraqitur në seancat gjyqësore për marrjen vendimit për shembjen edhe pse ka pasur dijeni./Euronews

Read Previous

‘Fëmijët do të vdesin’, paralajmëron agjencia e OKB-së, ndërsa Afganistani është në prag të kolapsit

Read Next

Ndryshon ligji për “Bujqësinë”, zgjerim i skemës së subvencionit dhe blerje e superprodhimit