Klodian Zoto vazhdon të paguhet 29 mijë euro në ditë

Ndonëse është shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto vazhdon të paguhet nga bashkia e Tiranës.

Këtë gjë e ka denoncuar mbrëmjen e sotme deputetja Monika Kryemadhi, e cila tha se Zoto merr 29 mijë euro në ditë për incenerimin e plehrave edhe pa kryer proceset.

“Përsa i përket kompanive offshore, këtë e ka për detyrë SPAK-u me Bankën e Shqipërisë. Të verifikojnë kompanitë off shore. Qeveria shqiptare ka në dorë vetëm një gjë. Duke marrë kontratën në dorë dhe duke mbikëqyrur se çfarë ndodh atje, ka për të detyrë të zbatojë kontratën që të mos paguajë para. Dhe SPAK-u, duke qenë se prej një viti është në kërkim administratori i inceneratorit të Tiranës, lejon bashkinë e Tiranës që të paguajë 29 euro për ton.

1 mijë ton në ditë plehra, i thonë 29 mijë euro në ditë me njeriun që është në kërkim nga drejtësia shqiptare. Kaq është e mjaftueshme. Banka e nivelit të dytë i derdh paratë në numrin e llogarisë që i ka dhënë ajo. Ti nuk e di kush është pronari i atij që merr numrin e llogarisë bankare dhe kush janë atje pronarë dhe çfarë bëjnë ato para dhe ku shkojnë. Se ti me offshore i derdh paratë dhe po në offshore të vijnë paratë për investime”, theksoi deputetja.

Read Previous

MITHAT FRASHËRI – PËRBALLË ELITËS PA POPULL DHE POPULLIT PA ELITË

Read Next

Austin: Paketa e ndihmës përfshin tanke, por jo tanket e kërkuara nga Ukraina