Këlliçi ben urimin e veçante në ditëlindjen e nënës

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi uroi gratë me rastin e festës së 8 Marsit.

Këlliçi bëri me dije se kjo ditë e rëndësishme përkon edhe me ditëlindjen e nënës së tij.

“8 marsin e kam ditëlindjen e njeriut më të shtrenjtë. Edhe 100 mam!

 

Lumturia jote është shkëlqim në sytë e mi. Ne burrat e shtëpisë të duam shumë! Babi dhe Redi shumë, por unë më shumë se ata.

 

Sot e kam dyfish urim, edhe për ju zonja dhe zonjusha që i jepni botës jetë dhe dashuri. Një ditë e dedikuar nuk mjafton për të shprehur rolin e pazëvendësueshëm që keni në jetët tona, për durimin, përkushtimin dhe streset që kaloni çdo orë me ne gjininë e pandreqshme.

Uroj të jeni gjithmonë të lumtura dhe të vlerësuara!” shkruan Këlliçi në mesazhin e tij.

Read Previous

Studimi: Nivelet e larta të stresit sjellin rënie në funksionin njohës

Read Next

‘8 marsi’/ Fuga: Revoltojuni ndaj çdo sundimi mashkullor arbitrar!