Këlliçi: Tirana ka nevojë për ndërhyrje emergjente, së bashku do të krijojmë një model të ri

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë Belind Këlliçi në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka biseduar rreth projekteve dhe planeve të tij për kryeqytetin menjëherë pas marrjes së postit si kryetar bashkie.

Këlliçi shprehet se Tirana ka nevojë emergjente për t’u siguruar studentëve dhe të rinjve të kryeqytetit një të ardhme të mirë, për të mos synuar lënien e vendit të tyre.

“Të rinjtë e vendit tonë largohen nga Shqipëria  dhe në vendet ku shkojnë shkëlqejnë. Në periudhën kur kanë qënë në Shqipëri e kanë shumë të vështirë të shkëlqejnë sepse këtu nuk ka një proces transparent meritokracie dhe vlerësimi të më të mirtëve dhe m të aftëve. Kjo do të jetë një nga pikat kyçe dhe fokusi im kryesor në këtë fushatë. Sot është shumë e vështirë për një të ri të krijojë jetën në Tiranë dhe të krijoj familje në kryeqytet dhe të blej një apartament. Me rrogën që jepet në shqipëri, një të i riu i duhen mesatarisht 69.3 vite jetë për të bërë kursimet për të blerë një apartament 90 metra katrorë. Ky është një realitet i trishto që ne bashkë duhet ta ndryshojmë.

Jemi i vetëmi qytet në Europ që nuk kemi qendër rinore. Kemi një kartë studentësh që nuk jep asnjë ofrim për studentët që jetojnë në Tiranë. Konviktet që ndodhen në gjendje të mjerueshme. Këto duhet të jenë në fokusin kryesor jo vetëm të Belindit si kryetar bashkie nesër, por të ekipit që do të punojë me Belindin nesër në Bashkinë e Tiranës.

Unë gjykoj që Tirana ka nevojë për një model krejt ndryshe dhe këtë model mund ta japin më së miri të rinjtë e FRPD-së, por të rinjtë e kryeqytetit mbi të gjitha

Zakonisht të rinjtë në takime me forume rinore përdoren për të mbushur salla e për të duartrokitur, kurrë nuk u dëgjohet dhe u merret mendimi dhe janë shumë rrallë pjesë e proceseve vendimmarrëse. Fakti që unë si një kandidat zyrtar i opozitës dhe i PD-së vijë nga rradhët e forumit rinor gjykoj që të ketë një mesazh shumë i fortë për Forumin Rinor të Partisë Demokratike që ju jeni vendimmarrës, ju jepet mundësia përmes kontributit punës, përkushtimit për të bërë edhe karrierë politike e për të plotësuar edhe ambiciet tuaja, e për ta bërë karrierën këtu në vendin tuaj”, u shpreh Këlliçi.

Read Previous

Kush janë kandidatët për drejtorë të Teatrit Eksperimental

Read Next

Shtet i hakeruar, me votues të patronazhuar…