Këlliçi takon eurodeputeten Lídia Pereira: Do të bashkëpunojmë për zgjedhjet lokale

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka takuar eurodeputeten, Lídia Pereira dhe Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer.

Përfaqësuesit e të djathtës europiane duket se janë në mbështetje të Këlliçit në garën elektorale të 14 majit për Bashkinë Tiranë.

Postimi i Këlliçit:

Bashkë me Z. Tobias Rüttershoff, drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, mikpritëm në Tiranë Zj. Lídia Pereira, Eurodeputete dhe Presidente e YEPP, të Rinjve të Partisë Popullore Europiane.

YEPP është busull e orientimit tonë perëndimor dhe vizita e Presidentes Pereira në Shqipëri forcon më tej bashkëpunimin tonë në këtë prag fushate zgjedhore.

Mbështetja e të rinjve europianë për mua dhe adaptimi i modeleve më të mira perëndimore, është garanci e fitores dhe modelit ndryshe që do të sjellim pas 14 Majit në Bashkinë e Tiranës!

#FitojmëTiranën

 

Read Previous

Himarë/ Përfshihet nga flakët një banesë

Read Next

E pabesueshme, hoxhë Ahmed Kalaja lutet për seksistin Andrew Tate: Zot, ruaje e mbroje