E pabesueshme, hoxhë Ahmed Kalaja lutet për seksistin Andrew Tate: Zot, ruaje e mbroje

Ahmed Kalaja, një hoxhë i njohur nga Shqipëria, ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.

I ndjekur nga 282 mijë persona, Kalaja e ka shfrytëzuar faqen e tij të popullarizuar për t’u lutur për Andrew Taten, njeriun më të frikshëm të internetit.

Ai ka shkruar një lutje të shkurtut, natyrisht drejtuar Zotit.

“Zot ruaje e mbroje habibin!” – shkroi z. Kalaja, imami i njohur i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Në fund, z. Kalaja shkroi edhe “amin”, një mbarim që përdoret në fund të lutjeve, në kuptimin “ashtu qoftë”.

Por shumë njerëz, që duket të jenë kryesisht myslimanë, i kanë reaguar në komente, duke i treguar se ai vazhdon të ketë në pronëse kazino e të akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore, dy nga gjërat që i ndalon islami, për të cilën flet z. Kalaja.

Megjithatë, postimi i z. Kalajës ka marrë shumë pëlqime. Më saktësisht, deri tani ka marrë mbi 6 mijë e 400 pëlqime, shumica dërrmuese përkrahëse.
Ndryshe ish-kampioni i kikboksit Tate njihet për sulmet e tij kundër grave – qoftë kur thotë se gratë që sulmohen seksualisht duhet të marrin “pak përgjegjësi”, qoftë kur thotë se gratë janë “të dhuruara te burrat dhe që i përkasin burrit” ose kur thekson në videot online që ai del me vajta nga 18 e 19 vjet sepse te to mund të lë gjurmën e tij./nacionale.com

Read Previous

Këlliçi takon eurodeputeten Lídia Pereira: Do të bashkëpunojmë për zgjedhjet lokale

Read Next

Ferdinand Xhaferaj pro kërkesës për rrëzimin e Alibeajt