Këlliçi: Pas 14 majit do të heq taksën e arsimit, 42 mln euro të mbledhura nuk dihet ku kanë shkuar

I ftuar në Ora News, kandidati për bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi u shpreh se në Unazën e Re dhe Astir janë 70 mijë banorë, gati sa Lushnja ose Berati dhe nuk kanë çerdhe dhe shkollë.

Ai tha se do ta heq këtë taksë pas 14 majit sepse janë mbledhur 42 milionë euro nga bashkia dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Këlliçi: Kam qenë deputet deri ditën e premte në unazën e Re dhe Astir ku janë 70 mijë banorë, gati sa Lushnja ose Berati dhe nuk kanë çerdhe dhe shkollë. Të dalë dikush dhe të ma mohojë këtë deklaratë. E njëjta gjë për zonën e liqenit të Thatë dhe Kodrës së Diellit që nuk ka asnjë çerdhe dhe asnjë shkollë në një kryeqytet që paguan një taksë antikushtetuese për arsimin.

Unë do ta heq këtë taksë pas 14 majit sepse janë mbledhur 42 milionë euro nga bashkia dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Shkolla ndërtohen me 6 herë të çmimit të atyre që ndërton BE. Paratë janë aty dhe ka mjaft hapësira për të investuar.

Read Previous

Programi për uljen e taksave/ Këlliçi: Zbusim koston e jetesës

Read Next

Gjermania miraton ligjin e ri të emigracionit, i duhen 1.98 milionë punëtorë