Këlliçi e nis ditën me legjendën e tenisit Kadri Arapin

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ka nisur takimet me qytetarët nëpër Tiranë herët në mëngjes. Sot ka ndeshur me një mik të hershëm të familjes, figurë e njohur e sportit.

“Mirëmëngjes dhe përshëndetje me legjendën e tenisit, Kadri Arapi!. Disa herë kampion kombëtar dhe kampion i veteranëve. Kadriun e njoh dhe më njeh që kur isha 5 vjeç, kur nisa të mësoja lëvizjet e para.

Cilido nga ju që ka shkuar në fushat e tenisit te “Shallvaret”, nga viti ’91 e në vijim, e njeh Kadri Arapin si profesorin e përjetshëm të tenisit. Është personi që e mbajti gjallë këtë sport në Tiranë. Jetë e shëndet, profe!” i ka uruar Belind Këlliçi përmes rrjeteve sociale.

Read Previous

Meta: Fokusi ynë te lufta kundër shpopullimit, të rinjtë do të ndërtojnë të ardhmen këtu

Read Next

Skandali i publikimit të pagave/ Katër të akuzuarit dënohen vetëm me shërbim prove